Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

AAK-ja vendos: Nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvend deri të themelohet Komisioni Hetimor për energjinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e jashtëzakonshme për media konfirmoi se kjo parti, nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës për t’ia bërë kuorumin mazhorancës, derisa të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili dështoi sot të themelohej.

“AAK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për t’i bërë kuorumin shumicës deri në themelimin e komisionit që u ndal sot”, tha Haradinaj para mediave.

Në këtë konferencë, që ishte i pranishëm edhe shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, Haradinaj foli për një sërë “gabimesh të Qeverisë Kurti”.

“AAK-ja në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për disa situata të rrezikshme të krijuara nga Qeveria dhe kryeministri Kurti. Së pari atë të hyrjes në fuqi të streategjisë kombëtare që duhet miratuar nga Këshilli i Sigurisë që kryesohet nga Kurti. Qeveria po vazhdon ta mbajë të bllokuar gazjellësin Shkup-Prishtinë, përderisa e tërë Evropa po kalon nga gazi rus në atë të lëngshëm amerikan.Jemi të shqetësuar pse kryeminstri po bllokon një projekt amerikan dhe me këtë vendim po rrezikon marrëdhëniet me partenerët strategjikë të Kosovës”, u shpreh Haradina,

Me këto vendime, shtoi ai, “Kurti po rrezikon sigurinë e vendit, kështu e bjen më afër Rusinë e Serbinë”.

“Ky gaz është jetik për Kosovën. Jemi shqetësuar për mosmiratimin e Ligjit të Pagave. Të gjitha pagat dhe pensionet duhet të rriten 30 për qind, ndërsa paga minimale 370 euro neto. Vendi ka hyrë në krizë të thellë sociale. Jemi dëshmitarë që sot ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte në Kuvend”, u shpreh Haradinaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net