“A u kënaqet?”, momenti kur Nuredin Lushtaku dërgohet në paraburgim
Është publikuar një video e ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut teksa shihet duke u dërguar në qendrën e paraburgimit nën përcjelljen e njësive policore.
Vendimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë është marrë sonte gjatë seancës.
Masa e paraburgimit përveç Lushtakut është caktuar edhe për dy të dyshuarit e tjerë.
RTV Dukagjini e ka publikuar një video teksa shihet Lushtaku duke hipur në veturën e policisë dhe iu drejtohet personave që ishin prezent aty me fjalët: “A u knaqt?”.
Avokati i Lushtakut ka thënë se do të ankohen në apel për këtë vendim.