Disidenti
Sport

A mjafton barazimi? Skenarët që e çojnë Argjentinën në fazën tjetër pas ndeshjes me Poloninë

0Shares

Grupi C i Botërorit në Katar, po del të jetë më i vështirë seç ishte pritur për Argjentinën, që para fillimit të turneut, cilësohej si favoriti kryesor për të triumfuar më 18 dhjetor. Tani situata në këtë grup me Poloninë, Meksikën e Arabinë Saudite bëhet edhe më e koklavitur. Por ja matematikat që dërgojnë Argjentinën e Messit në 1/8 e finales.

Argjentina me një humbje tronditëse nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë dhe një fitore ndaj Meksikës sot, radhitet e dytë në grupin C me tre pikë, në ndjekje të Polonisë që është e para me katër pikë.

Arabia Saudite është e treta me pikë të njëjta me ameriko-latinët, por goldallimi është faktori kryesor kur dy skuadra janë të barabarta me pikë, ndërsa Meksika me vetëm një pikë është në fund të tabelës.

Ndeshjet e radhës në këtë grup janë, Poloni – Argjentinë dhe Meksikë – Arabi Saudite, që zhvillohen pas katër ditësh në orar të njëjtë, me fillim nga ora 20:00.

A mjafton barazimi për Argjentinën?

Në rast të një barazimi të Argjentinës ndaj Polonisë, do të bënte që kjo e dyta të grumbullonte pesë pikë e Argjentina katër, por një fitore e Meksikës me katër gola diferencë ndaj Arabisë Saudite me kusht që Argjentina nuk do të shënonte fare ndaj Polonisë, do të bënte që skuadra e Lionel Messit të eliminohej në grupe, apo edhe në rastin e çfarëdo fitoreje të Arabisë Saudite, përfundimi do të ishte i njëjtë.

Pra barazimi si rezultat, do të ishte shumë i rrezikshëm për Argjentinën, përderisa shanset në ndeshjen tjetër për çfarëdo rezultati janë në lojë.

Argjentinë 0:0 Poloni e Meksikë 4:0 Arabi Saudite – Argjentina përfundon e treta;

Për çdo barazim tjetër të Argjentinës me gola të shënuara (psh. 1:1), Meksika do të duhej të shënonte një gol më tepër (psh 5:0).

Vetëm fitorja e tyre do të bënte që të sigurohej gjithçka për kalimin tutje në 1/8 e finales.

Pra kriteri kryesor kur dy skuadra janë të barabarta është goldallimi, pastaj janë golat e shënuar, teksa e treta për nga rëndësia janë ndeshjet e ndërsjella.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net