Disidenti
Lajme

A lëshoi pe Dukagjin Lipa për tokën në Bërnicë, Komuna jep sqarime për lokacionin

0Shares
Festivali “Sunny Hill” nuk do të zhvendoset në Tiranë. Kjo pas përpjekjeve të institucioneve kosovare që atë ta mbajnë në Prishtinë ku tash e disa vite mbahet.

Fillimisht, Dukagjin Lipa vendosi që për shkak se Komuna dhe ministria e Pushtetit Lokal, u vonuan me procedurat për t’ia ndarë tokën në Bërnicë, e për t’ia dhënë në pronësi festivalit për 99 vjet, ta anulojë mbajtjen e Sunny Hill në Prishtinë.

Por, a lëshoi pe Dukagjin Lipa për atë tokë?

Komuna e Prishtinës përmes një deklarate të përbashkët me festivalin Sunny Hill dhe Ministrinë e Kulturës, kanë thënë se festivali do të mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Por në çfarë lokacioni?

Sipas këtij njoftimi, festivali do të mbahet në një lokacion të përshtatësh, duke mos u bërë i ditur ende, veçse duke që edhe për një kohë, Lipa nuk do ta marr tokën e premtuar për 99 vite.

“Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net