Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

A ka vendim për shtyrjen e mësimit ?/ Qeveria paralajmëron masa të reja

A ka vendim për shtyrjen e mësimit ?/ Qeveria paralajmëron masa të reja

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor siç u raportua në media.

Në një përgjigje për Klankosova, Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme.

Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkences dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, më herët ka thënë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor, por se e respektojnë çfarëdo vendimi që marrin institucionet.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net