Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se kanë vendosur që të respektojnë nevojën e qytetarëve për stabilitet politik.
“Te keni mirëkuptim dhe mos t’i personalizoni gjërat, do të kemi diskutime në vazhdimësi, pres secili deputet të respektoj vendimin e Kryesisë së LDK-së”, tha Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.
I pyetur nëse tre deputetët në fjalë nuk respektojnë vendimin e Kryesisë, Abdixhiku nuk ka dashur të japë përgjigje.
“Nuk komentoj situata hipotetike. Shumica në tërësi kanë mbështetur vendimin e Kryesisë dhe kryesisa vendimin tim. Pjesëmarrja është hapi me normal që ta bëjë një parti për të mos penguar procesin e votës, pastaj vota vendos”, tha Abdixhiku.
Ai më tej shtoi se LDK pavarësisht numrave di të jetë konstruktive dhe ta vendos interesin e vendit para të gjithëve.