Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

A janë ‘gërrnaça’ Xhaka e Shaqiri? – Kjo është përgjigja nga Valon Syla

Analisti i njohur, Valon Syla, i ftuar sonte në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, foli për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, teksa tha se ishte i lumtur me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Ai gjithashtu u pyet nëse dyshja në fjalë janë “gërrnaç”, ashtu siç i cilëson ai një pjesë të diasporës kosovare, shkruan Gazeta Express.

“Jo, nuk janë, sepse ata janë integruar në shoqërinë e tyre. Granit Xhaka e ka kryer mbrëmë detyrën që është pritur prej tij”, tha fillimisht ai.

“Është zgjedhur lojtari i ndeshjes, në një lojë që ishte e rëndësishme edhe për kombin e tij, për atdheun. Babai i tij është ende shqiptar me aktivitete. Nuk besoj se ka futbollistë që është gërrnaç”, u shpreh Syla.

/Gazeta Express/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net