Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

A do t’i paguajnë polisat e sigurimit edhe këtë vit bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë?

Edhe këtë vit, bashkatdhetarët kosovarë qē vijnë për pushime në Kosovë do të duhet të paguajnë polisa sigurimi për shkak të pamundësisë që Kosova të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.

Por, për Byronë Kosovare të Sigurimeve, çmimi që paguajnë bashkatdhetarët nuk është shumë i lartë.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, tha për EO se nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë, pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro.

“Pagesa për mërgimtarë janë ashtu qysh janë tarifat e aprovuara nga Banka Qendrore. Çmimet janë shumë të vogla. Nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë, pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro, që i bie që ai person dëmet që mund të shkaktojë në Kosovë deri në 1.2 milion euro mbulohet me polisë. Tarifat nuk i ndryshojmë kurdo që ne dëshirojmë, kurdo që ka ndryshime propozohen në Bankën Qendrore dhe Banka Qendrore i aprovon. Aktualisht vazhdojnë të paguhen në kufi”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.

Megjithatë, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të heqë polisat e sigurimeve për mërgimtarët dhe një premtim i tillë pritet të shihet nëse do të realizohet.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net