Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti, LDK-së?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke i dhënë fund spekulimeve në rrjetet sociale ku ishte proklamuar se i është bashkangjitur kësaj partie.

I ftuar në emisionin “DIREKT” në ATV, ai ka treguar se ka kohë që i ka ndarë rrugët me PSD-në pasi politikat e tij nuk përkojnë me ato që kërkohen nga ta.

“Nuk e besoj. Nuk ka pasur asnjë diskutim, nuk e kam folur me askënd. E kam parë që po shkruajnë nëpër rrjetet sociale. Unë jam i orientimit të majtë. Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e krahut të djathtë, unë s’mund të jem pjesë,” – ka thënë Ahmeti.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net