Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

A do të lejohen ekskursionet e maturantëve për në Shqipëri? Flasin nga Ministria e Arsimit

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se do të lejohet organizimi i ekskursioneve të shkollave të mesme në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Pupovci ka deklaruar se kjo lejohet me vendimin e Qeverisë, i cili është marrë në mars, ku ekskursionet nuk janë të përfshira në masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Ekskursionet, dasmat, fejesat janë lejuar. Kjo është konfirmuar edhe me vendimin e fundit të qeverisë së datës 30 prill, ku shkruan se ekskursionet lejohen. Është çështje e shkollës nëse do t’i organizojë dhe ku do t’i organizojë. Ndalesë në Kosovë për ekskursione nuk ka”, ka thënë Pupovci.

Ai, përmendi edhe protestat që ndodhën sot në Podujevë për të cilat tha se nuk e dinë pse është protestuar, e protesta këto që rezultuan me arrestimin e një nxënësi, që sipas policisë deri te arrestimi erdhi për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë,

“Nuk e di pse është protestuar në Podujevë, cila ka qenë arsyeja e vërtetë, por ekskursionet nuk janë të ndaluara dhe këtë ne qartë ua kemi bërë me dije edhe drejtorëve komunalë arsimit, por veç duhet të respektohen masat që parashihen, ku në fillim ka qenë që kapaciteti i autobusëve të jetë deri në 50 për qind e tash më 30 prill, parashihet deri në kapacitetin e plotë të tyre”, ka thënë Pupovci.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net