Disidenti
Lajme

Abdixhiku, Kurtit: Ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

0Shares

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ide të gabuar.

Sipas tij qytetarët duhet ta shohin se prej çka është ai i ndërtuar në politikë, njofton Klan Kosova.

“Besoj që idetë i ka të gabuara. Ka një frymë që i është dhënë një mundësi dhe kjo mundësi s’duhet ndalur”.

”Për bindjet e mia idetë e majta janë thelbësisht të gabuara për Kosovën, në pjesën më të madhe të tyre”.

”Idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë thelbësisht të gabuara. Është platformë e tij politike dhe këtë e kemi të qartë po besoj”.

Rubikon: Ku e keni parë se dëshiron ta zhbëjë shtetin e Kosovës zotri Kurti?

”Është parë në faktin e ndërvitjes së Republikës së Tretë, çështjes së Bashkimit Kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Kosovës, këto janë deklarata të qarta dhe nuk kam dyshim se këto janë platformë politike të një partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”.

“Ajo çka i duhet Kosovës është që duhet ta forcojë shtetësinë e saj, ky projekt i Kosovës nuk është i përkohshëm, ai është i përhershëm”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net