Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Këto janë autoblindat me të cilat po pajiset Kosova, pritet të prezantohen nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u pajisur me autoblinda të tipit Armored Security Vehicle (ASV), prodhim amerikan.

Siç merr vesh KALLXO.com, FSK do të pajiset me rreth 50 autoblinda të tilla.

Disa prej këtyre autoblindave tashmë kanë ardhur në Kosovë e të tjerat vijnë në ditët në vijim.

Burime të KALLXO.com thonë se prezantimi i autoblindave ushtarake do të bëhet nga presidentja e Kosovës, si kryekomandante e Ushtrisë, Vjosa Osmani, dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Ceremonia pritet të zhvillohet në fund të muajit.

Sipas web-faqes military.com, këto autoblinda ushtarake janë të pajisura me granatahedhës Mk19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240.

Autoblindat kanë një siguri të lartë për ekuipazhin.

Autoblinda ASV, Foto: Military.com

Ndërkohë, sot gjatë ditës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paralajmëroi ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net