Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Parlamenti Evropian ka shpallur Bashkimin Evropian zonë të lirisë për personat LGBTIQ

Parlamenti Evropian ka shpallur Bashkimin Evropian “Zonë të Lirisë për personat LGBTIQ”, kryesisht në përgjigje të homofobisë gjithnjë e më të dukshme në Evropën Lindore.

Masa e tillë është ndërmarrë në përgjigje të komunave polake që kanë shpallur veten si “të lirë nga ideologjia LGBTIQ”, si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban i cili është ankuar javën e kaluar për “marrëzinë LGTBIQ”.

Me kalimin e masës së Zonës së Lirisë për personat LGBTIQ, anëtarët e Parlamentit Evropian shpresojnë ta bëjnë të qartë se diskriminimi në bazë të seksualitetit është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.

“BE është një vend ku të gjithë gëzojnë të njëjtat liri dhe të drejta, pavarësisht se si kemi lindur”.

“Të jesh vetvetja nuk është ideologji. Është identitet. Askush nuk mund ta mohojë një gjë të tillë”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net