Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kurti zbulon pllakatën përkujtimore në nder të 21 policëve të rënë në detyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në nder të 21 policëve të rënë në krye të detyrës tha se Enver Zymberi është simbol i sakrificës.

Kurti tha se Zymberi punoi për një Kosovë të lirë, demokratike, të pavarur dhe me shtet të së drejtës për të gjithë.

“Enver Zymberi është simbol i sakrificës për integritet territorial dhe sovranitet shtetëror. Për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur me shtet të së drejtës për të gjithë. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës 21 vjet më parë 21 zyrtarë dhanë jetën në krye të detyrës. Sot ne nderojmë veprat e burrave dhe grave që ranë duke mbrojtur viktimat e dhunës në familje dhe duke mbrojtur territorin”.

21 policët e rënë në krye të detyrës janë Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Mehmeti, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanoviq, Misin Krasniqi, Enver Zymberi, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaçi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net