Nga 1 maj 2021 do të nis puna në seksionin e vizave të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ku po ashtu do të nis punësimi i disa punonjësve të rinj që do të kenë për detyrë pranimin e aplikimeve për viza Shengen dhe vizave të punës, përpunimin e dokumenteve të aplikimit për viza, etj.
Në seksionin e vizave do të punësohen edhe disa punonjës nga gushti ose shtatori 2021.
Për këtë ambasada më 5 mars 2021 ka shpallur konkurs për disa vende të lira të punës për të punësuar staf të ri. Të interesuarit për t’u punësuar mund të aplikojnë deri më 22 Mars 2021. Për më shumë informacione kliko në linkun: https://pristina.diplo.de/blob/2201956/a0e2dcacb46064ee3381e49afa0b62fe/auschreibung-sicherheitskraft-maerz-2021-data.pdf