Ish kongresisti amerikan Eliot Engel ka përshëndetur popullin e Kosovës për misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të FSK-së.
Përmes një postimi në Tweeter ai ka uruar Kosovën për dërgimin e trupave për herën e parë jashtë vendit.
“Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engel.
Bëjmë të ditur se nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë.
Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se misioni paqeruajtës gjashtëmujor u bë falë Shteteve të Bashkuara.