Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Evropiani me 9 shqiptarë

Sot fillon Kampionati Evropian i futbollit, ku do të paraqiten nëntë futbollistë shqiptarë

Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

Te Zvicra si zakonisht janë ftuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në listën e gjerë ishte edhe Andi Zeqiri, por që nuk u ftua në mesin e 26 lojtarëve, shkruan albinfo.ch.

Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga Kampionatet e kaluara. Xhaka do të jetë kapiten i Nati-t.

Zvicra ndodhet në grup me Uellsin, Italinë dhe Turqinë. Sfidën e parë do ta ketë ndaj Uellsit, të shtunën nga ora 15:00.

Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në një Evropian. Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani Tirana).

Ylli më i madh është Bardhi, i cili për momentin është me Covid 19

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net