Disidenti
Lajme

Pamje: Një gropë gjigante hapet në Jerusalem, “përpin” disa vetura

0Shares
Në internet është publikuar një video në të cilën shihet se si një gropë e madhe hapet papritmas afër një spitali në Jerusalem.

Rasti ndodhi pranë spitalit “Shaare Zedek” të hënën pasdite. Disa vetura “u përpinë” nga gropa, por nuk pati njerëz të lënduar.

Gropa u hap afër vendit ku po hapet një tunel autostrade. Mediet izraelite raportuan se tuneli, i cili kalon nën ndërtesën e spitalit dhe nën hapësirën për parkim, është shembur pjesërisht.

Shtatë njësi të brigadës lokale të zjarrfikësve shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa zona u rrethua nga autoritetet, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Për fat të mirë, në tri veturat e parkuara që sharruan në gropë nuk ndodhej asnjë njeri.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net