Disidenti
Lajme

“Eskalon” Kimete Berisha, Enver Hoxhajn e quan “kastravec”

0Shares

Gazetarja Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratave të Hoxhajt, se një pjesë e votuesve të PDK-së nuk kanë dalur në votime për shkak të kushteve klimatike.

I menjëhershëm ka qenë statusi i Kimete Berishës, e cila ka eskaluar tërësisht, duke e quajtur kryetarin në detyrë të PDK-së, kastravec,.

Postimi i plotë:

Enver, a po nerth!
Enver Hoxhaj e ka zbuluar se kushtet atmosferike kanë ndikuar tek votuesit e PDK-së.
Tha: ‘Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë edhe per shkak të kushteve klimatike’
Thuajse votuesit e PDK-së komplet janë me reumë, dhe se ‘Nana Naile’ u dasht m’i organizu zgjedhjet në vend KQZ-së, tuj votu tuj u paritë.
Dhe se votuesit e PDK-së qenkan të përhënur, moti ua dikton atyre nervat dhe disponimin.
Nuk ka qenë ftohtë në qiell, Enver, por ftohtë në zemër.
I keni mërdhi votuesit!
P.S. Rrallë kam pa kësi kastraveci.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net