Disidenti
Sport

Video-analizë: Si e mposhti Tuchel taktikisht Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve

0Shares

Pak kush e kishte menduar se Chelsea do e fitonte Ligën e Kampionëve në një sezon që dukej se po fundosej nën menaxhimin e Frank Lampard.

Por, The Blues reaguan shpejt për të shkarkuar legjendën e klubit të tyre, duke emëruar Thomas Tuchelin si trajnerin e tyre të ri.

Përzgjedhja e gjermanit në krye të skuadrës doli të ishte e qëlluar, pasi ai u solli trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Chelsea arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve dhe siguroi madje edhe pozitën e katërt në Ligën Premier, duke u kualifikuar automatikisht në garën më të madhe për klube në Evropë.

Kur jemi te kjo e fundit, gjermani u tregua një strateg i vërtetë, ku me gjakftohtësi arriti të mposhte miliardat e Guardiolës që i ka investuar ndër vite te Citizens.

Një video tregon më së miri se si gjermani ia doli të mposhte spanjollin në finale, e që thjeshtë është e mahnitshme.

Loading video

Goli i Kai Havzert e vendoi takimin edhe pse u shënua në pjesë të parë, gjersa Tuchel ia doli të menaxhonte mjaftë mirë edhe 45 minutat e dytë, duke triumfuar taktikisht ndaj homologut të tij.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net