Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Manaj ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Në këto ballafaqime FFK ka bërë të ditur që do të ftohen lojtarë të ri.

‘GazetaBlic Sport’, ka raportuar që në këto ballafaqime do të ftohet ylli kosovar, Arb Manaj.

Manaj në Ligën e Parë të Turqisë ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime në sezonin 2020/21.

Aktualisht, Manaj luan tek skuadra e Balıkesirspor në Ligën e Parë në Turqi.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net