Duke qenë se iu kishin mbetur shumë pak para, ata vendosën që t’i investonin në një kriptovalutë, pas këshillës që morën nga një miku i tyre. Në fillim ata e morën si shaka, por tashmë kanë arritur të krijojnë një pasuri prej 9 milionë dollarësh.
Vëllezërit, që duan të identifikohen me emrat Tommy dhe James thanë për CNN se e nisën investimin në këtë kriptomonedhë në dhjetor të 2020. Ata vendosën disa qindra dollarë në një monedhë të quajtur Shiba Inu, e cila kishte emrin e një qeni gjuetie japonez. Në atë kohë kjo monedhë vlente më pak se një fraksion të një centi.
Por shumë shpejt aksionet u rritën dhe u mijërafishuan në një kohë mjaft të shkurtër. Tashmë James dhe Tommy tregojnë se në total kanë investuar 8900 dollarë për të arritur në një pasuri totale prej 9 milionë dollarësh.