Disidenti
Lajme

MPJD: Gjurmët e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përshtaten me ato të Faton Hajrizit

0Shares

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më detajet e fundit lidhur me rastin që ka ndodhur në Serbi, ku dyshohet se u vra qytetari kosovar, Faton Hajrizi.

Përmes një komunikate për media, MPJD njofton se autoritetet serbe kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi, të cilat bashkë me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Pas krahasimit, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin Hajrizit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim
Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.
Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast.

Lirohet nga paraburgimi ‘Bio Mulaku’

Disidenti.net

Familjari e dorëzon në polici një armë të mërgimtarit, që e kishte lënë në shtëpi

Disidenti.net

Ish-presidenti i Serbisë: Lista Serbe është parti kriminale,ndërsa Radoiçiqi është kriminel i thekur

Disidenti.net