Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ministria e Bujqësisë vendos logon e saj në ish-objektin e AAK-së

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të premten ka vendosur logon e saj në ish-objektin e Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, objekt ky që AAK-ja e ka përdorur për seli të saj, raporton Ekonomia Online.

Logoja është vendosur në hyrje të objektit, dhe tashmë pritet edhe renovimi i tij.

Ministria e Bujqërisë me AAK e kishte prishur kontratën për shfrytëzim të këtij objekti në mars të këtij vit. Ministri Peci, kishte thënë se me prishjen e kësaj kontrate Ministria e Bujqësisë ka kthyer 600 metra katrorë në shërbim të ministrisë që ai udhëheqë.

Ndërsa, një reagim lidhur me këtë e kishte bërë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se Peci është përzier në punën e inspektorëve kur është futur në objektin e lëshuar me qira për AAK-në.

Megjithatë, pas kërkesës së ministrit, Haradinaj e kishte shkëputur kontratën për lirimin e zyrës së partisë së tij.

Ky objekt së shpejti do të fillojë procesin e renovimit. Kurse, AAK-ja, tashmë ka hapur zyrat qendrore në Dragodan.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net