Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Bellingham nën hetim nga UEFA, mund të mungojë në çerekfinale të Europianit

Bellingham është ylli i vetëm që po shkëlqen tek Anglia në Euro 2024. Ai është futbollisti, i cili ka meritat që sot “Tre Luanët” janë në çerekfinale, pasi realizoi golin në shtesë ndaj Sllovakisë.

Megjithatë, Anglia rrezikon të luajë në çerekfinalen ndaj Zvicrës pa Bellingham. UEFA ka nisur një hetim për mesfushorin. Pas golit të shënuar në minutën e 5 të shtesës ai u drejtua nga stoli i Sllovakisë dhe bëri një veprim të pahijshëm.

Menjëherë pasi pamjet u bënë virale, 20-vjeçari ka reaguar në rrjetin social X, duke argumentuar se veprimi i tij nuk ishte për stolin e Sllovakisë, por për disa shokë të tij që ishin në tribunat e stadiumit. “Asgjë tjetër veç respektit për mënyrën sesi luajti Sllovakia”, shkroi Bellingham.

Tashmë pritet reagimi i UEFA-s nëse do t’i heq apo jo Anglisë lojtarin më të mirë deri në këtë fazë të Europianit.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net