Disidenti
Lajme

Duka për organizimin e përbashkët me Serbinë: Nuk pres reagim negativ nga Qeveria e Kosovës

0Shares

Shqipëria dhe Serbia kanë ofruar kandidaturën për të organizuar së bashku Kampionatin Evropian të grupmoshave deri në 21 vjeç në vitin 2027.

Kjo kandidaturë shkaktoi reagime të mëdha gjithandej, duke u kundërshtuar ashpër nga figura brenda Shqipërisë dhe nga Kosova.

“Në realitet është një projekt 100 për qind futbolli”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë të fundit për Associated Press.

“Ky është në fakt një mesazh shumë i mirë politik që ne mund ta përcjellim. Historia mes Serbisë dhe Shqipërisë është e njohur”.

Tifo-grupi “Tifozët Kuq e Zi” tha se Shqipëria ka mjaft fqinjë, kështu që “pse kalojmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë?”.

“Ne patëm disa reagime negative nga fansat, kryesisht, dhe disa grupe interesi, por jo nga qeveria shqiptare”, tha Duka për AP.

Edhe Shqipëria ka më shumë ndikim në UEFA. Duka u zgjodh në komitetin ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2019 dhe së fundmi u promovua në postin e nënpresidentit.

Ish-kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana nuk është një adhurues i këtij plani.

“Nuk është hapi i duhur për mua”, tha Cana, i cili ka lindur në Kosovë.

“Pa kapërcyer disa procese të normalizimit të marrëdhënieve, do të ishte e vështirë të kishim mbajtje të përbashkët të ngjarjeve, pavarësisht vullnetit të mirë nga federata”.

“Nuk pres ndonjë reagim negativ nga qeveria e Kosovës”, tha Duka.

“Plaga është ende pak e freskët, ka vetëm 25 vjet. Pra e kuptoj një reagim të caktuar”.

“Por ne duhet të shkojmë përtej kësaj, të shohim përpara dhe të kemi një të ardhme më të mirë”, përfundoi Duka.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net