Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Nuk u lëkund nga vendi”, Shkëlzen Gashi zbulon arsyen e “fortë” pse Edi Rama u soll ftohtë me Albin Kurtin në Kotor

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, u takuan të enjten në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin edhe dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Ky i fundit është kritikuar shumë për përshëndetjen e “ftohtë” ndaj homologut nga Prishtina, të cilit ia zgjati dorën “për së uluri”.

Lidhur me këtë takim, ka komentuar edhe analisti politik Shkëlzen Gashi.

Ai ka publikuar dy fotografi të Ramës nga ky samit, duke bërë krahasimin e përshëndetjes së tij me Kurtin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq.

Gashi ka zbuluar edhe arysen se pse Rama nuk u «lëkund nga vendi» për Kurtin.

“E kuptueshme sjellja e €dverit, sepse Albini ja ka shkatërru karrierën në Kosovë, në Maqedoni, në Preshevë dhe në Ulqin”, ka thënë Gashi.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net