Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Bekë Berisha kërkon veprime urgjente nga Policia e Kosovës: Peja është shndërruar në qytet të fajdeve, qytetarëve po u merren pronat

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në Komisionin për Çështje të Sigurisë ku po raporton drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se duhet të merren urgjentisht masa, pasi sipas tij qyteti i Pejës është shndërruar në “qytet të fajdeve”.

Ai ka thënë se qytetarëve po u merren pronat në emër të fajdeve dhe kjo po tentohet të legjitimohet.

“Ka vite që kom kërku me hetu se çka po ndodhë në Pejë, pse ai qytet është ba qytet i fantazmave prej vrasjeve dhe nuk përgjigjet kush. Hetimet nuk janë kërkun. Tash më e keqja Peja prej qytetit fantazmë të vrasjeve e hakmarrjeve ka kalu në qytet të fajdeve. Do me thënë krijohet pasiguri për qytetarët që ua marrin pronat në emër të fajdeve qytetarët. Policia është e njoftuar dhe kjo ka me dalë. Qytetarët janë lodhë prej fajdexhinjve”, ka thënë Bekë Berisha.

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë është duke vazhduar.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net