Disidenti
Lajme

“ByeVivant”, shuan veprimtarinë kafiteria e famshme e Prishtinës

0Shares

Një nga kafiteritë më të njohura në Prishtinë, ajo Bonvivant ka shuar aktivitetin e saj.

Lajmin e kanë dhënë vet pronarët përmes rrejeteve sociale.

Një nga pronarët e saj, Uran Ismaili, mbrëmë përmes  një postimi në Facebook ka njoftuar shuarjen e aktivitetit të lokalit, që ka qenë edhe nata e fundit e operimit.

“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant), shkruan Ismaili, përcjell Reporteri.net.

Një postim për shuarjen e aktivitetit të Bonvivant e ka bërë edhe një pronari i një lokali në Prishtinë.

“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbram, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit , Kaqes, Kafes te Vogel, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plotë veneve tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në Prishtinë. E di që djemt që i kan bo kto vene janë mirë …por Prishtina nuk osht mirë e nuk osht nisoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket që ka mu bo ma mire… respekt, dashni e nostalgji se qetsia e ktyne ditëve po ma kujton pandeminë … ✌️❤️ “, ka shkruar Arian Henci, pronar i një kafiterie në Prishtinë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net