Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gruaja kapet me bashkëshortin, e gjuan me saksinë e luleve – përfundon në Polici

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Por në një familje në Vushtrri ku plasi sherri mbrëmë, viktimë është një burrë 56-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku e ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar me një saksi lulesh, ku për pasojë, burri ka marrë lëndime trupore

Ndërkohë e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net