Disidenti
Lajme

Lekaj u dënua me burgim, Haradinaj: Pali nuk e ka marrë asnjë cent për veten

0Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Pal Lekaj nuk e ka marrë asnjë cent nga 53 milionshi për të cilin u dënua me burgim.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar, ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Por Haradinaj ka thënë se Kosova e ka kontraktuar kompaninë “Bechtel&Enka” para se ai të vinte në pushtet dhe se Kosova i kishte para borxh për autostradën.

Ai beson se është një keqkuptim i gjykatës dhe shkalla tjetër e gjyqësisë do ta sqarojë këtë.

“Unë besoj që është një keqkuptim, është keqkuptu çështja e të vërtetës dhe shpresoj që shkalla tjetër e sqaron. Tash iu sqaroj marrëdhënien e Kosovës me “Bechtel&Enka”, një operator që ka qenë i kontraktun para ardhjes sime në pushtet që Kosova ia kishte paret broxh me ndërtu rrugën për Shkup, nuk ka mundur me u ndryshu kjo marrëdhënie. Psh Lekaj nuk ka marrë asnjë cent për vete”, ka thënë Haradinaj për ‘T7’.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net