Disidenti
Lajme

Dhuna ndaj burrit në Rahovec, bashkëshortja ia çau kokën me digitronin e TV-së

0Shares

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën ‘Dëshmorët e Demokracisë’ në Rahovec, ku një grua dyshohet se e ka bërë për spital bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detaje nga ngjarja ku janë përfshirë çifti të cilët përfunduan në Polici.

Bazuar në dëshminë e 42-vjeçarit, derisa ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre, pas një konflikti bashkëshortja e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me telekomandën e televizorit. Si pasojë e kësaj ai ka marrë lëndime në kokë, ku ka pësuar çarje dhe i është nevojitur tretman mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 43-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net