Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Termkolli: Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Melihate Termkolli, ka thënë se rreshtimi kah Palestina, politikisht është i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë.

Termkolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zyrtarë palestinezë kanë dalë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Nuk është as çështje e jona as takat i yni konflikti mes Izraelit e palestinezëve. Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agresive kundër pavarësisë e shtetit tonë. Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaloz”, thuhet në postimin e saj.

Ndryshe, sot kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke e dënuar sulmin ndaj palestinezëve nga forcat izraelite.

“Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa”, tha Tërnava.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net