Disidenti
Lajme

Pjesëtari i Policisë së Kosovës merr rrugën e mërgimit: Mirupafshim vendlindja ime

0Shares

Nga sot qytetarët e Kosovës kanë marrë edhe dritën e gjelbërt për të lëvizur pa viza në vendet që janë pjesë e zonës Shengen, raporton Sinjali.

Tashmë shumë qytetarë veç se kanë filluar udhëtimin e tyre pa viza, përfshirë edhe pjestarë të Policisë së Kosovës.

Sot, ku data shënon 1 janar fillimin e vitit të ri 2024, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Hikmet Bajrami përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se po largohet nga Kosova.

Bajrami ka shkruar shkurt “Mirupafshim vendlindja ime”.

Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë propozimin për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim të sërishëm.

Kosova ka nisur rrugëtimin e saj drejt liberalizimit të vizave para më shumë se 10 vitesh.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net