Disidenti
Lajme

Myftiu Tërnava uron Dodë Gjergjin për Krishtlindje

0Shares

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), e ka uruar ipeshkëv Dodë Gjergji në rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në urim përmendet edhe toleranca fetare në mes të popullit shqiptar.

”Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë,  më lejoni që t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Festa e Kërshëndellës është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, sepse në zanafillën e saj ka lindjen, shpresën e mbarësinë”.

“Festat fetare te ne, ashtu si edhe besimet tona, te populli ynë gjithherë kanë qenë momente të reflektimit, që kanë përçuar unitet, dashuri, mirëkuptim e harmoni, vlera këto të shtresuara thellë në identitetin tonë.  Zotni Ipeshkëv, përmes jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në njoftim.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net