Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Raketat nga Gaza godasin Jerusalemin, 30 të vrarë nga kundërsulmi i Izraelit, 9 fëmijë

Shtatë raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës në zonën e Jerusalemit ditën e sotme, disa minuta pasi Hamasi i dha një ultimatum qeverisë Izraelite. Një prej raketave u neutralizua nga forcat izraelite, ndërsa të tjerat “shpërthyen” në hapësira të hapura, sipas zyrtarëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) raportuan se një Izraelit u plagos lehtë nga një raketë anti-tank që “goditi” makinën e tij në zonën kufitare të Gazës. Qytetari, i cili sipas informacionit ishte në makinë në kohën e sulmit, u dërgua në një spital për ekzaminim.

Ndërkohë, organizata terroriste Palestineze Xhihadi kërcënon të lëshojë raketa të tjera në Gaza të Izraelit rreth orës 21:00. Në këtë kontekst, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën deri në 50 milje rreth Rripit të Gazës, pasi vlerësoi situatën e krijuar.

Ndërkohë, mediat në Palestinë raportojnë se Forca Ajrore Izraelite ka nisur të përgjigjet duke targetuar me raketa Rripin e Gazës. Për pasojë, 30 persona kanë humbur jetën, me tyre nëntë fëmijë dhe tre zyrtarë të Hamasit.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net