Disidenti
Lajme

Po kthehej nga Gjermania, 28-vjeçari kosovar arrestohet në Serbi

0Shares

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se një qytetar i Kosovës është arrestuar në kufirin Kroaci-Serbi nga autoritetet serbe, derisa po kthehej nga Gjermania për festat e nëntorit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kushtrim Bytyqi është arrestuar pasi me vete kishte kartelën e veteranit të babait të tij i cili ishte pjesëtar i UÇK-së.

Smakiqi ka thënë se atij i janë sekuestruar gjërat personale, përfshirë dokumentet dhe të hollat.

“Shteti i Serbisë nuk po ndalet së arrestuari pa arsyetim shqiptarët që po kthehen nga Evropa për festat e Nëntorit në Kosovë! Ne cilësinë e avokatit të familjes Bytyqi jam autorizuar t’i njoftoj edhe institucionet e Kosovës, MPJD-në, por edhe publikun se dje me 26 nëntor 2023 rreth orës 11:40h Policia Serbe e ka arrestuar në kufirin Kroaci-Serbi, Kushtrim (Liman) Bytyqin nga Fushë Kosova deri sa po kthehej nga Gjermania për festat e nëntorit te familja e tij”, ka shkruar ai.

Sipas tij, familjarët nuk kanë asnjë informatë se ku po mbahet Kushtrimi.

“Si avokat i familjes Bytyqi, përmes këtij postimi, kërkoj nga Ministria e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës, Kushtrim Bytyqi dhe që ai të lirohet sa më shpejtë”, ka shkruar ai.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net