Disidenti
Lajme

Vuçiq thotë se “nuk ka Asociacion derisa të jetë në pushtet Kurti”

0Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të themelohet “gjithnjë përderisa në pushtet të jetë Albin Kurti”.

Duke folur në konferencën me gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidenti Vuçiq kritikoi qasjen ndërkombëtare në Kosovë dhe posaçërisht, siç tha, “mosmbrojtjen e serbëve të Kosovës” që ka çuar në tensione në veri.

“Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe ata nuk do ta themelojnë deri sa të jetë Albin Kurti në pushtet. Do të kërkojnë vetëm arsyetime dhe prapë do të thotë se i duhet nënshkrimi e pastaj do të thotë diçka tjetër”.

“Asnjë Asociacion ata nuk do ta themelojnë madje as të atillë që na merr një pjesë të përgjegjësive dhe parimeve që janë nënshkruar më 2013 dhe 2015. Por unë e di se fuqitë e mëdha po e ruajnë dhe do ta ruajnë “fëmijën e tyre” që e kanë lindur, kurse serbët kush mbijeton do të jetojë”, tha ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net