Disidenti
Sport

E pranon Gliha: Hysenin ma rekomandoi Qeqa Krelani

0Shares

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka deklaruar se ftesa për Muhamet Hysenin në kombëtare ka ardhur pas sugjerimeve të gazetares Qëndresa Krelanit

Këtë deklaratë, Gliha e bëri në konferencë për media para ndeshjes me Bjellorusinë të martën.

I pyetur nga KosovaPress nëse do të marr rekomandime nga gazetarët rreth formacionit për sfidën e nesërme, Gliha tha se pranon rekomandime nga të gjithë.

“Kjo është histori e vërtetë. Krelani ma rekomandoi muaje radhë Muhamet Hysenin. Unë e vëzhgova dhe ai kishte një kampionat fantastik. Kishte shënuar nëntë gola në 13 ndeshje dhe pse të mos e ftoj atë”, ka thënë Gliha.

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net