Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Dr. Gazmend Agusholli, kandidat i LVV-së për kryetar të Pejës

Ndryshim taktikash serioze edhe nga Vetëvendosje e Pejës.

U përfolën emra të ndryshëm, mirëpo Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale pritet të jetë Gazmend Agusholli.

Burime të sigurta brenda VV-së në Pejë i kanë deklaruar ‘RADIO 1’, se kandidatura e Dr. Gazmend Agushollit është miratuar në Kryesi të Pejës, dhe se i njëjti pritet të merr dritën e gjelbër edhe nga Kryesia Qendrore e VV në Prishtinë.

Dr. Gazmend Agusholli është mjek stomatolog me profesion. Rrjedhë nga një fanilje e respektuar e Pejës. Ka qenë ushtar i UÇK-së. Ka qenë prej themeluesve dhe kryetar i partisë ORA në Pejë.

Në një mandat ka qenë edhe N/kryetar i Komunës së Pejës dhe N/kryetar i AAK-së në Pejë.

Ndryshime ditë më parë pasuan edhe në AAK-në e Pejës, nga Arbër Grabovci, kandidatura për kryetar të Pejës nga kjo parti kaloi tek Dr. Arbër Tolaj.

Garën për Pejën nga LDK e ka konfirmuar kryetari aktual i komunës dhe i degës së LDK-së Gazmend Muhaxheri./RADIO 1/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net