Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Tërmkolli përplaset me Gashin: Krejt çfarë ka bërë Kurti i ka shkuar ne favor Serbisë

Gjatë emisionit Pressing të T7 ka pasur debat në mes të ish-deputetes, Melihate Tërmkolli dhe aktivistit, Shkëlzen Gashi.

Fillimisht, Tërmkolli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si opozitë, por edhe tash si pushtet i ka shkuar në favor Serbisë.

”Vetëvendosja sa ka qenë në opozitë i ka shku përshtati Serbisë, krejt çfarë po bën tash po i shkon përshtati Serbisë”, ka thënë Tërmkolli..

Më pas Gashi i ka kërkuar argumenti për këtë pretendim.

Madje ajo ka pretenduar se “LVV-ja rrallë ka votuar ndryshe prej Listës Serbe.

”Vetëvendosja nuk e ka pranu këtë shtet, as simbolet. I ka shku përshtati Serbisë si opozitë. A e dini që shumë rrallë ka ndodhur që grupi parlamentar i LVV-së me votu ndryshe prej Listës Serbe”, ka thënë Tërmkolli.

Pas kësaj, Gashi i tha asaj se ka respekt për të sepse e thotë mendimin ashtu siç e mendon.

”Unë kam respekt për ju sepse atë që e mendoni e thoni, sepse ka njerëz që e mendojnë por nuk e thonë publikisht”, ka thënë Gashi.

Më pas, Gashi ka vazhduar duke thënë se ka dallim mes Listës Serbe e LVV-së, pasi Lista Serbe ka kërkuar bashkim të Kosovës me Serbinë, ndërkaq LVV-ja e Albin Kurtit ka kërkuar bashkim me Shqipërinë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net