Disidenti
Lajme

Serbia reagon ashpër pasi Kroacia tha se do të ndërtoj kamp ushtarak në Kosovë

0Shares

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman ka njoftuar gjatë vizitës në Kosovë se Kroacia do ta ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo, si duket nuk u ka pëlqyer mediave serbe, të cilat, paralajmërimin për ndërtimin e kampit ushtarak kroat në Kosovë e quajtën provokim të ashpër nga Zagrebi.

Gjatë një takimi që ministri i jashtëm kroat Gordan Grlic Radman e pati me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla, është bërë e ditur që Kroacia do të ndërtojë një bazë ushtarake në Kosovë.

Mirëpo, media serbe “Kurir” titullin e këtij lajmi e ka vendosur “Provokim i ashpër nga Zagrebi: Kroacia po ndërton një bazë ushtarake në Kosovë dhe Metohi”.

Ai, gjithashtu potencoi se Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Evropën Lindore.

“Ne kemi vendosur të krijojmë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë në stabilitetin. Kroacia së fundmi mori një vendim për të rritur kontigjentin e saj ushtarak brenda operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë dhe operacioni i KFOR-it është i një rëndësie të veçantë për Kroacinë, sepse është në fqinjësinë tonë të afërt, e cila mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha ai.

Gjithashtu, ministri i jashtëm kroat u deklarua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se do të japin mbështetjen e tyre.

“Ne mbështesim dialogun dypalësh midis Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Gordan Grlić Radman në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai shprehu shpresën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në qershor dhe përcolli pritjen që pavarësia e Kosovës do të njihej nga vendet që deri tani nuk e bënë këtë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net