Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ministrja Donika Gërvalla: S’kam qenë dhe as nuk jam dëshmitare e Gjykatës Speciale

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se ajo nuk ka dëshmuar në Gjykatën Speciale, as më pare dhe as tani.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, jo as nuk kam qenë dhe as nuk jam, besoj përgjigja është e mjaftueshme”, tha Gërvalla në konferencën për media që mbajti me homologun e saj kroat, shkruan Reporteri.net

Per dallim nga deklarata e sotme, vite më parë ministrja Gërvalla kishte deklaruar se do të ishte e gatshme të dëshmonte në Gjykatën Speciale kur ajo të formohet.

“Gjykata Speciale ende nuk është institucion që një qytetar t’i drejtohet, brenda mundësive që kam patjetër (se do t’i drejtohen), sa do të merren në konsideratë është gjë tjetër”, ka thënë Gërvalla.

Pas publikimit të kësaj deklarate nga mediat, ditëve të fundit partia opozitare PDK por jo vetëm kanë kërkuar shkarkimin e ministres Gërvalla.

Por Kurti i ka dalë në mbrojtje duke thënë se ajo e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Reporteri.net/.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net