Disidenti
Lajme

Lulëzon prostitucioni në Kosovë: Zbulohen edhe dy raste në Mitrovicë e Pejë, arrestohen pesë persona

0Shares

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Plot raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në motele të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy raste të tilla janë zbuluar vetëm këto ditë në komunën e Mitrovicës dhe në Pejë.

Tre persona në Mitrovicë kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë marrë me prostitucion. Në mesin e tyre është një grua 25-vjeçare dhe dy të rinj të moshave 22 dhe 27 vjeç.

Po ashtu në një motel në fshatin Katundi i Ri në Pejë, janë kapur një grua dhe një 66-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprimtarinë e prostitucionit.

Të njëjtit kanë deklaruar se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, të dyja rastet veç e veç janë proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatat kompetente.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net