Luiz Ejlli i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar për përjetimet e tij pasi doli nga “Big Brother” dhe se me çfarë u përball.
Përsa i përket gjestit më të bukur njerëzor që ka parë pasi doli nga “Big Brother”, ai shprehet se është emocionuar nga një fans që kishte bërë tatuazh fytyrën e tij.
Gjithahstu Luizi tregon se ishte me makinë tek Harry Fultz dhe një shofer i një kamionçine me bobla gazi, zbret nga makina dhe i tregon tatuazhin që kishte bërë. Ai i thotë Luizit se është i çmendur pas tij së bashku me familjen. Kjo gjë e ka emocionuar Luizin, ku tregon se në ato momente u bë trafik i madh dhe të gjithë po zbrisnin nga makina për ta përshëndetur. Më pas ka ardhur policia e kanë shoqëruar deri në Zog të Zi dhe më pas kanë bërë foto.

