Disidenti
Sport

Aubameyang flet pasi u sëmur rëndë nga malaria: 5 minutat e fundit mendova se do vdisja, por… FUTBOLL03 MAJ 202117:39

0Shares
Sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang u rikthye në fushë pas një mungese 1 mujore, pasi u sëmur rëndë me malaria, transmeton Insporti.

 

Ditën e djeshme, 31 vjeçari u rikthye, duke gjetur golin për Arsenalin dhe pas ndeshjes ai u shpreh mjaft i lumtur për rikthimin në fushë teksa u shpreh se në minutat e fundit mendoi se do të vdiste nga lodhja.

“Kur të jeni jashtë për disa javë e kuptoni se sa mirë është të riktheheni në fushë dhe të shënoni një gol. Ishte një gol i shkëlqyeshëm Elneni. Unë jam i lumtur për të sepse ai është një djalë i shkëlqyer.

Pesë minutat e fundit mendova se vdiqa nga lodhja, por të them të drejtën u ndjeva mirë në pjesën më të madhe të lojës dhe isha i lumtur.

Mjekët bënë një punë të jashtëzakonshme me mua dhe unë jam vërtet i kënaqur me ta dhe duhet t’u them faleminderit atyre.

Ishte me të vërtetë e rëndësishme të merrnim një farë besimi pasi e dimë se të enjten do të kemi nevojë që të gjithë të jenë të gatshëm. Shpresojmë se mund të kalojmë në finalen e Ligës së Europës”.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net