Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Dorëhiqet kryetari i degës së AAK-së në Pejë, ishte kandidat për kryetar të komunës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për dorëheqjen e kryetarit të degës së Pejës, Arbër Grabovci. Ai ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës.

Ai tha se deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës, shkruan Indeksonline.

Ndërsa vetë Grabovci tha se dorëheqja vjen për shkak të disa çështjeve përsonale.

Për shkak të disa çështjeve përsonale dhe në konsultim me Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i Kryetarit të Degës dhe Kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës. Angazhimet e mija do ti vazhdoj në kuadër të grupit të asambleistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës. Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës!“, shkroi Grabovci.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net