Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ky pritet të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë gati emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës.

Siç ka mësuar ATV nga burimet brenda kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj është emri që është diskutuar të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Zogaj aktualisht është anëtar i kryesisë së LDK-së dhe ka qenë ish-shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut në Qeverinë “Kurti 1” kur ky i fundit ishte Ministër i Infrastrukturës.

Tutje, ATV merr vesh po ashtu se është diskutuar edhe emrin i Dardan Sejdiut, ish-nënkryetarit të Prishtinës, por që Zogaj është kandidat që ka marrë pëlqimin nga shefi i partisë.

Ndryshe, aktualisht është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ajo që ka bërë publik emrin e kandidatit të saj, i cili do të kandidojë për kryetar të Prishtinës. Ai është Daut Haradinaj, vëllai i liderit të partisë, Ramush Haradinaj./ATV

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net