Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kadri Veseli kthehet në Kosovë nga Haga

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Klan Kosova raporton se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Express ka tentuar ta konfirmojë këtë informacion, por nuk u janë përgjigjur telefonatave, as Avni Bytyçi nga ekipi i Veselit e as nga Spitali i Mitrovicës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net