Luizi i ka premtuar ditën e sotme Ronaldos se do t’i falë 5 mijë euro nëse e fiton çmimin e madh të Big Brother.
Këngëtari i tha gazetarit se do ia falë, se e di që i duhen dhe nuk i intereson se çfarë do t’i shpenzoje ato 5 mijë euro. Nuk dihet nëse Luizi do ia falë këto para Ronaldos marrë shkas nga ngjarja e fundit ku gazetari i ndërroi jetë i ati për shkak të një sëmundje të rëndë.
“Më dëgjo me kujdes. Në qoftë se unë fitoj Big Brother-in, unë do të të fal ty 5 mijë euro, me gjithë shpirt, si me qen t’u ja fal vëllait tim. Jo se je fukara, jo se je për sevap, por dua me t’i fal me gjithë shpirt. Unë dua me t’i dhënë për qejf 5 mijë euro, dua me t’i fal. Ai i bën botox, a i bën cigare, a shkon në plazh në verë, mua nuk më intereson, dua me t’i fal 5 mijë euro. Kaq, po e fitova unë. Dua me i marr lek Kiarës, se Kiara do i mbajë lekët dhe do i them do i tërheq këto 5 mijë euro se do ja fal Ronaldos. 5 mijë euro i ke prej meje po ta fitoj, fukara jam vetë, por po t’i jap për qejf, për të madhin Zot, sepse e di që të duhen”- i tha Luizi-Ronaldos.